Nga fillimi i hapjes së shpalljes publike për subvencione për inverterë janë parashtruar 2.249 aplikime, ndërsa mbeten mjete edhe për rreth 3.000 kërkesa, informon qyteti i Shkupit.
Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët nga të gjitha komunat e Shkupit se në vijim është shpallja publike për ndarjen e subvencioneve për pajisje të kondicionerëve, për të cilët qytetarët mund të aplikojnë online.
Shpallja publike i përfshin qytetarët që kanë blerë inverterë nga 1 janari i vitit 2020, deri në përfundimin e shpalljes publike më 30 nëntor të vitit 2020 apo deri në ditën e harxhimit të mjeteve.
Nga Qyteti i Shkupit përkujtuan se qytetarëve do t’u ndahen kompensim i plotë i shpenzimeve për blerjen e kondicionerëve, por jo më e madhe se 62.000 denarë në vlerën neto.
Të gjitha informacionet për shpalljen publike, si dhe formularët për paraqitje elektronike do mund t’i gjeni në likun vijues: https://www.surveymonkey.com/r/gradskopje-inverter2020.
Comments are closed for this post.