Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të komunave të Shkupit Butel, Kisella Vodë dhe Studeniçan, bëjnë të ditur nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup.

Në periudhën prej orës 06.00 e deri në 07.30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të zonës industriale – Vizbeg, Komuna e Butelit, ndërsa në këtë komunë do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 07.30 deri në orën 15.00 edhe për konsumatorët e rrugëve “Bosnja e Hercegovina” dhe Cetinjska”.

Në periudhën prej orës 09.00 e deri në 13.00 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e rrugëve “Metodija Patçev” nga numri 27 deri në 33 dhe rruga “Antoni Dimitrov” nga numri 134 deri në 154 në lagjen Draçevë. Komuna e Kisella Vodës, ndërsa nga ora 09.00 deri në 15.000 pa energji do të mbesin fshati Markovë Sushicë dhe objektet në “Markov Manastir”, Komuna e Studeniçanit.