Ziadin Sela edhe njëherë tregoi se është një politikan që nuk mund t’i zihet besë me qëndrimet e luhatura të tij si për partnerët e koalicionit që i ndryshon në secilin cikël zgjedhorë dhe i flakë më pas poashtu edhe me çështjen e Kryeministrit të parë shqiptarë që e kundërshton atë hapur .
Ali Ahmeti pati me gjithë liderët politik të partive shqiptare pas mbarimit të ciklit zgjedhorë biseda telefonike për një unifikim rreth kryeministrit por edhe për çështje tjera të rëndësishme në interesin e përgjithshëm shqiptar,shkruan TetovaSot.
“Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela i ka thënë qartë liderit të BDI-së Ali Ahmeti se partia e tij e ka vjedhur legjiimitetin e popullit në zgjedhje duke manipuluar me blerjen e votave dhe duke shantazhuar shqiptarët. Kjo ka qenë përgjigja e kryetarit Sela në telefonatën që i ka bërë Ali Ahmeti”, tha Flakron Bexheti, anëtar i kryesisë Qendrore dhe zëdhënës i partisë.
Në pyetjen se a mund të merret kjo si refuzim i prere për bashkëpunim me Ahmetin, Flakron Bexheti thotë se, fare nuk janë të interesuar për kërkesën e BDI-së që të bashkohen votat në Parlament për të kërkuar kryeministrin shqiptar.
Kreu i Aleancës Sela tashmë përveç kundërshtimit të kryeministrit shqiptar ,po vazhdon me veprime tjera duke zgjedhur protestat në ndërkohë që ai poashtu është edhe kundër ndërkombëtarëve që i cilësuan zgjedhjet fer dhe demokratike .Sela poashtu përveç këtyre veprimeve të ulëta tenton që të fshehë edhe humbjen e tij të gjashtë kundrejt Ahmetit dhe dëshiron që t’i shmanget përgjegjësisë dhe dorëheqjes për të fituar kohë dhe për të mbetur lider që erdhi me “parime” dhe i pari që po i them ato është vetë ai.Tetovasot.
Comments are closed for this post.