Arabia Saudite vendosi një shtetrrethim të pacaktuar 24-orësh në qytetet e Mekës dhe Medinës për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha Ministria e Brendshme Saudite në një deklaratë.
Muajin e kaluar qeveria Saudite filloi të impononte ndalim-qarkullimin nё qytete, por gradualisht zbatoi kufizime më të ashpra pas një rritje në numrin e rasteve të koronavirusit.
Të martën, Meka dhe Medina regjistruan kolektivisht 133 raste të reja – më shumë se çdo qytet tjetër në mbretëri, sipas Ministrisë Saudite të Shëndetit.
Numri i rasteve në Arabinë Saudite tani është 1,720 me 16 vdekje dhe 264 shërime, tha Ministria e Shëndetësisë.
Masat nënkuptojnë që banorët nuk lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përgjatë orarit të 24 orëve, përveç në raste urgjente ose të blejnë furnizime nga lagjet e tyre.
Udhëtimi brenda dhe jashtë qyteteve gjithashtu është ndalur ndërsa dyqanet do të mbyllen, përveç për farmacitë, bankat dhe dyqanet e furnizimit.
Të dy qytetet, të konsideruara vendet më të shenjta të Islamit, tërheqin miliona vizitorë muslimanë për pelegrinazh çdo vit, shkroi CNN
Comments are closed for this post.