Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka dhënë një lajm të mirë për kompanitë private për të ndihmuar gjatë kriziës së jashtëzakonshme në kohën e virusit Korona. Sipas Bekteshit, 35 mijë kompani private dhe afërsiht mbi 250 mijë puntorë do të marrin ndihmë direkte nga shteti, përcjell TS.
“Nndihmë direkte për 250.000 të punësuar dhe 35.000 kompani
14.500 den për punonjës për muajt prill dhe maj për të gjitha kompanitë e prekura nga kriza ose 50% të shpenzimeve për kontribute për secilin punonjës
mbështetje për zejtarët dhe përmbaruesit me veprimtari të pavarur- 14,500 denarë pagë mujore për muajt prill dhe maj për të gjithë personat fizik që kryejnë veprimtari të pavarur” ka shkruar Bekteshi.
Punëdhënësit për ndihmën e shtetit duhet të aplikojnë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Kërkesa dorëzohet në mënyrë elektronike përmes sistemit E- tatimet deri më datën 5 të muajit.
Punëdhënësit paratë nga arka e shtetit duhet t’i marrin deri më datën 13 të muajit.
Comments are closed for this post.