Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka parashtruar propozime për dhënien e urdhrave ndëshkuese para Gjykatës penale Shkup, kundër gjithsej 24 personave të cilët nuk e kanë respektuar orën policore, informojnë nga Prokuroria e Shkupit.
“Të akuzuarit, në mënyra të ndryshme penale-juridike, në periudhën nga 25 deri më 29 mars, nuk kanë vepruar sipas rregullave dhe urdhrave me të cilat përcaktohen masat për shuarje ose parandalim të sëmundjes infektuese Kovid-19, gjegjësisht nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga ana e nëpunësve policorë janë kapur jashtë shtëpive të tyre pa poseduar leje për lëvizje”, thonë nga Prokuroria Publike.
Me këtë, të gjithë të akuzuarit siç informojnë nga prokuroria e Shkupit kanë bërë vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.
Prokurorët kompetentë publikë i propozuan Gjykatës që të shqiptojë gjoba për secilin nga qytetarët e akuzuar në vlerë prej 100 gjobave ditore, me ç’rast vlera e çdo gjobe ditore të zbatohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.
Comments are closed for this post.