Pacienti më i ri i infektuar me koronavirus në vend është një fëmijë dyvjeçar nga Shkupi, konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se pozitiv në koronavirus janë edhe prindërit e tij, por se kanë pasqyrë të lehtë klinike dhe janë në trajtim shtëpiak.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media tha se kjo familje është infektuar si rezultat i transmisionit lokal.

Ministri i Shëndetësisë informon se në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe tre pacientë në Ohër dhe se ata kanë pasqyrë të lehtë klinike.

“Në izolim janë vendosur 10 persona te të cilët ende nuk ka kaluar koha e inkubacionit dhe te të cilit do të bëhet testimi kur të kalojë kjo periudhë”, tha Filipçe.

Ministri i pyetur për atë me cilat institucione tjera private do të lidhet marrëveshje me FSSHP për testim, tha se sot drejtuesja e laboratorit pranë ISHP ka vendosur kontakt me të gjitha laboratorët të cilët kanë kontakt të bëjnë testim dhe kanë pajisje përkatëse dhe mekanizma për përpunim.

“Pasi të konfirmohet se në mënyrë përkatëse të teknologjisë po përpunohen testet se rezultatet janë valide, me qëllim që të rritet kapaciteti për testim do të lidhen marrëveshje me të gjithë ato që do të konfirmohet se janë në pajtim me të gjitha protokollet për punë”, tha në konferencën për media Filipçe.