Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski theksoi se ka dorëzuar të gjitha materialet që ka poseduar ka dorëzuar në Prokurori.
“Sot ato që posedoja si materiale, transkripta, audio inçizmet, lidhur me ish-kryeministrin Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i tij dhe bisedon për ndikimin në prokurori dhe gjyqësor e dorëzova tek prokurorja Ruskovska”, tha Milloshoski gjatë daljes nga gjykata.
Ai shtoi se nuk posedon materiale tjera dhe pret që Zaev të thirret që të jap dëshmi për të gjithë rastin dhe të tregoj në prani të kujt është bërë biseda.
Comments are closed for this post.