Falë trupit të saj bombastik, ajo është bërë tani pa diskutim rusja më e popullarizuar në planet.
Anastasiya Kvitko ka arritur që ndër vite t’i grumbullojë 10.5 milionë ndjekës në llogarinë e saj, në rrjetin social Instagram, në internet.
Që kur pushtoi për herë të parë faqet rozë të mediave botërore, modelja 25-vjeçare u krahasua me yllin televiziv amerikan, Kim Kardashian, duke nxitur garën se kush i ka të pasmet më të mëdha.
Teksa kampionia mbetet ende e diskutuar, gara mes dy seksbombave nga dy anë të kundërta të Tokës duket se është ndezur përsëri.
Pasi Kimi ditë më parë u fotografua në poza fenomenale, përmes të cilave reklamoi prapanicën e saj gjigante, Anastasiya s’ka mundur të rrijë duarkryq.
Si për t’iu kundërpërgjigjur amerikanes superseksi, biondja ruse e ka veshur një bikini të vogël e provokues, dhe i ka realizuar disa fotografi të nxehta.
Në plan të parë, sigurisht, ishin të pasmet e saj marramendëse – por rusja s’la pa e reklamuar edhe gjoksin e bollshëm.
Comments are closed for this post.