Një javë para formimit të pritur të Qeverisë teknike, kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski sot do të mbajë takime me kryeministrin dhe lider i partisë qeveritare LSDM Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Është paralajmëruar që Mickoski së pari do të mbajë takim me Ahmetin në Kuvend, ndërsa pastaj do të takohet me Zaevin në Qeveri.

Zaev mbrëmë, pas bordit ekzekutiv dhe qendror të LSDM-së, ku për kryeministër teknik ishte zgjedhur ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ndërsa për zëvendëskryeministre në Vendin e Koço Angjushev, është zgjedhur Mila Carovska, theksoi se ai në takimin e sotëm me Mickoskin do ta hap çështjen dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor me vendosjen e një njësie zgjedhore, përderisa lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare dëshiron të bisedojë për atë.

“Për një njësi zgjedhore mund të vendosim deri më 12 shkurt përkatësisht deri 60 ditë para zgjedhjeve derisa punon Parlamenti. Ne nuk tërhiqemi nga kjo çështje, ndërsa edhe kolegët e partive më të vogla politike, komunitetet më pak të shumta etnike janë pro dhe duan. Ai është edhe premtimi ynë zgjedhor. Duhet edhe partitë tjera politike, si VMRO-DPMNE dhe BDI të ulen, ndërsa unë nesër do ta hap edhe këtë çështje, përderisa edhe zotëri Mickoski dëshiron të bisedojë. Është bukur nëse për atë vendosim me konsensus. Nesër do ta shfrytëzoj takimin me njeriun e parë të partisë më të madhe opozitare, ndoshta do të gjejmë ndonjë zgjidhje”, tha mbrëmë Zaev.

Siç ishte paralajmëruar më parë, siças burimeve qeveritare, Zaev dhe Mickoski në takim do të kenë konsultime për qeverinë teknike.

Sipas ligjit, opozita duhet të vjen në konsultime për propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ai të pranohet nga pushteti (dy partitë më të mëdha).

Në takimin e liderëve te presidenti Pendarovski, ishte dakorduar më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas procedurës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet qeveri teknike ose ajo të ndodh më 3 janar.