Në organizim të EVN Maqedoni dhe Kryqit Kuq të Qytetit të Shkupit, sot do të performohet shfaqja e Vitit të Ri e përgatitur nga ekipi i aktorëve në krye me Snezhana Konevska- Rusi, me qëllim argëtim dhe shoqëri me vullnetarët e kësaj organizate për të rinjtë të më shumë institucioneve, qendrave ditore dhe familjeve me rrezik social.
Shfaqja do të mbahet në sallën “Dare Xhambaz” me fillim nga pra 11:00.
“Të udhëhequr nga ideja se çdo njeri, veçanërisht fëmijë duhet ta ndjejë atmosferën festive gjatë kohës së festave të Vitit të Ri, EVN dhe Kryqi Kuq organizojnë ngjarje humanitare me moton: “Të shpërndajmë gëzim”. EVN ka dhuruar 500 paketa të Vitit të Ri për fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale dhe fëmijët me aftësi të kufizuara nga Shkupi, Strumica, Manastiri, Gostivari, Kumanova, Kërçova dhe Shtipi”, kumtojnë nga EVN Maqedoni.
“Ju presim që së bashku t’ua zbukurojmë festat e fundvitit, atyre të cilëve kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje shtesë për t’i përjetuar gëzueshëm festat e ardhshme”, njoftojnë nga Kryqi Kuq.
Comments are closed for this post.