Në Qendrën e Shkupit afër stacionit të autobusit Rekord është incizuar një video ku shihen se si rrihen dy grupe. Personat në fjalë fillimisht bisedojnë mes vete ndërsa njëri prej tyre incizon. Pastaj, katër persona me boksa dhe shqelma godasin dy djem. Në video dëgjohen fjalë fyese.