Këngëtarja e grupit Roxette, Marie Fredriksson, ka vdekur në moshën 61 vjeçare pas një sëmundje të gjatë.
Këngëtarja suedeze, e famshme për këngët si ‘It must have been love’ dhe ‘Listen to your heart’, ka vdekur gjatë kësaj jave pas betejës së gjatë me një sëmundje.
Ajo ka pasur shumë hite, ndërsa katër prej tyre edhe kanë pasur vendin e parë në Amerikë si pjesë e grupit shumë të famshëm, Roxette.
Famlja e saj kanë lajmëruar për vdekjen e saj me një deklaratë: “Me shumë pikëllim po ju lajmërojmë se një nga artistet më të mëdha dhe më të dashura nuk është më me ne”.
Ajo është përballur me kancerin në tru në vitin 2002, pasi mjekët i dhanë vetëm 20% gjasa për ta mposhtur. Grupi pas kësaj pushoi së punuari për 17 vjet deisa ajo u shërua nga trajtimet shumë të rënda, që e lanë me dëme nga rrezatimi.
Ajo ka bërë një album solo në vitin 2004, “The Change”, ku ka kënduar për përvojat e saj në spital.
Marie ka lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Comments are closed for this post.