Ndërkohë që situata në vend është teje delikate për shkak të tërmetit të fortë që për pasojë ka lënë deri më tani 31 viktima dhe rreth 650 të plagosur.

Menjëherë kanë reaguar edhe shtetet fqinje për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë, ndërsa nuk kanë munguar as reagimet nga emra të njohur të ekranit shqiptar.

Së fundmi vihet re edhe statusi që ka bërë në rrjetet sociale moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu e cila me këtë rast ka thumbuar edhe politikanët të cilët sipas saj nuk kanë marrë asnjë iniciativë për të ndihmuar banorët e prekur.

“Populli eshte mobilizuar per te ndihmuar familjet e prekura nga termeti, artistet po ashtu kane bere donacione bujare edhe miqte e Shqiperise po ashtu…ndonje politikan nuk degjuam te ndermarre ndonje mbledhje fondesh me shoket, me leket e xhepit i kishit bere 1 milion euro deri tani.”- është shprehur Fatma.

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.