Gjykata e Apelit në Shkup sot do të mbajë kolegjium urgjent pas paralajmërimeve të prokurores Villma Ruskoska, se do të iniciojë hetime financiare kundër gjykatësve të cilët mbrëmë sollën vendim me të cilën e dërguan në arrest shtëpiak ish-shefen e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janevën, të akuzuar në rastin “Reket”.

Ky informacion është vërtetuar nga Gjykata e Apelit në Shkup, për një pjesë të mediave. Brenda ditës prej aty thonë se do të lëshojnë kumtesë publike.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në Shkup, mbrëmë e pranoi ankesën e Janevës dhe masën e paraburgimit ia zëvendësoi me arrest shtëpiak. Këtë masë ajo do ta vuajë në banesën e djalit të saj, e cila gjendet në afërsi të Klubit të deputetëve.