Gjykata e Lartë kërkon kompani e cila një vit do ta mirëmbajë sistemin AKMIS për shpërndarjen e lëndëve nëpër gjykata. Pothuajse shtatëdhjetë mijë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar është vlera e tenderit për një periudhë prej një viti. Të përfshira janë 27 gjykata themelore, katër gjykata të apelit , Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative si dhe Gjykata Supreme. Në njoftim, gjykata më e lartë thekson se kërkon mirëmbajtje parandaluese dhe adaptive të sistemit, si dhe vendosje të versioneve të reja të aplikacionit. Kompania e zgjedhur duhet të garantojë gjithashtu besueshmëri të të dhënave.
Byroja e Prokurimit Publik
“Operatori ekonomik është e nevojshme të paraqesë deklaratë për fshehtësinë e të dhënave në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për çdo person që do të jetë pjesë e ekipit.”
Më datën 21 të këtij muaji, do të hapen ofertat e kompanive që kanë aplikuar për ta fituar biznesin mbi 70.000 euro. Sistemi AKMIS në gjykata e ka hetuar edhe prokuroria. Dyshimet për keqpërdorime të shpërndarjes elektronike të lëndëve janë zbuluar nga një grup pune i Ministrisë së Drejtësisë. Hetimi përfundoi me akuzë kundër ish kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevskit. Sipas aktakuzës, Pançevski ka ndikuar në mënyrën e shpërndarjes elektronike të lëndëve, duke dhënë urdhra dhe udhëzime cila çështje tek cili gjykatës të shpërndahet./Alsat/
Comments are closed for this post.