Kthesa pas dëshmisë së djeshme të ish shefit të policisë sekrete, Zoran Verushevskit i cili pohon se “bombat” janë të komprometuara dhe nuk kanë përfunduar tek ai, por drejtpërdrejtë në LSDM është lëndë për Prokurorinë, vlerëson avokati Aleksandar Tortevski. Sipas tij, është e domosdoshme të vërtetohet nëse bombat me të vërtetë janë modifikuar, dhe nëse jo, Verushevski duhet të mbaj përgjegjësi për dhënie të dëshmisë së rreme.

Rregulli bazë është se, nëse një person në procedurë paraprake jep një dëshmi ndërsa në bastisjen kryesore jep dëshmi tjetër, çdoherë niset procedurë penale për dhënie të dëshmisë së rreme, sepse kemi dy dëshmi të ndryshme dhe këtu duhet Prokuroria publike të nis procedurë. Gjithashtu, t’i ftojë dhe t’i ballafaqojë Zvonkon dhe Gjorgjin me Verushevskin, sepse tani po paraqiten dallime të mëdha në dëshmitë e tyre, sepse ne si shoqëri këta njerëz i ngritëm në piedestalin e drejtësisë dhe tani përnjëherë del se, ja praktikisht, Verushevski ka heshtur se bombat dhe bisedat janë të prera, të modifikuara, që patjetër të ketë epilog gjyqësor dhe e vërteta patjetër të del në shesh – deklaroi Aleksandar Tortevski- avokat.

Tortevski shprehet se me këtë dëshmi, Verushevski u jep “xhoker” avokatëve të të gjithë të akuzuarve në lëndët e Speciales. Nga LSDM demantojnë bashkë- partiakun e tyre ndërsa VMRO DPMNE-ja e mbron të njëjtin.

Besueshmëria e bombave deri më tani është vërtetua disa herë, që në fakt ishte vërtetim edhe ekspertiza që u bë në Gjermani. Të gjithë qytetarët, por edhe opinioni në përgjithësi kishte mundësi t’i dëgjojnë akuzat, zërat e zyrtarëve të VMRO DPMNE-së për bërtitma, klithma dhe tërheqje për veshë, dhe kjo është fakt – deklaroi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Do ta lë që organet gjyqësore ta vërtetojnë këtë. Unë vetëm do të kisha thënë se tërë atë që e theksonim periudhën e shkuar, vite me radhë, se Zoran Zaev është i gatshëm edhe të modifikoj, edhe të manipulojë dhe çdo gjë tjetër vetëm që të vijë në pushtet dhe thjesht, të realizoj leverdi për vete dhe për familjen e tij – u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Koment për dëshminë e Verushevskin arriti edhe nga Budapesti. Ish kryeministri dhe i arratisuri, Nikolla Gruevski në profilin e tij në Facebook, komentoi se sundimi i tij është shkatërruar me incizime të montuara.

Më në fund, pak pa pritur, për shumë që nuk besojnë dhe ata që me vetëdije refuzojnë të besojnë, erdhi dëshmia e Zoran Verushevskit ku ai vet tregon se audio incizimet janë ndryshuar në mënyrë serioze, apo siç tha “janë modifikuar dhe komprometuar” nga ata që ai ia ka dorëzuar Zaevit. E, kjo është “bombë”. Më e madhja se të gjitha deri më tani. Kjo është “bomba” më e fuqishme. Kryerësit e operacionit, publikisht edhe në gjykatë pohojnë se Qeveria e VMRO DPMNE-së është komprometuar – shkruan Nikolla Gruevski- ish kryeministër.

Rasti “Target- Fortesa” është lënda kryesore e Prokurorisë Speciale. Sipas akuzës, DSK nga viti 2008 deri në vitin 2015, ka përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, pa urdhër nga gjykata.

Alsat