Derisa institucionet gjyqësore janë vënë në kërkim të fajtorit i cili në opinion publikoi dëshminë e Orce Kamçev për rastin “Reket”, mbrëmë janë publikuar pjesë nga disa raporte të reja, ku besohet se të gjitha janë të dëshmitarit në rastin konkret. Të njëjtat i ka publikuar portali Infomaks, por vetëm me datat kur ata kanë dëshmuar dhe faqet e procesverbaleve, të vendosura në formë të pyetjes.
“A është e saktë që në dëshminë e njërit prej dëshmitarëve, të dhënë më 11.06.2019, për të cilin gjithashtu ka procesverbal prej gjashtë (6) faqeve, në faqen e pestë shkruan se…!”-shkruan Infomaks. Apo… “A është e saktë se në deklaratën e një dëshmitari tjetër më 28.06.2019, që nuk është pjesë e familjes Kamçev, në faqen e tyre të dëshmisë, thuhet se…”-përfundon Infomaks.
Këto publikime të reja të dëshmive të mundshme portali i publikoi pas deklaratës së prokurores Villma Ruskoska e cila tha se akoma nuk ka asnjë informacion se si janë publikuar disa pjesë nga dëshmia. Sipas saj, Zaevi është përmendur vetëm një herë në dëshminë e Orce Kamçevit kur ai rastin e ka paraqitur te kryeministri. Informacionet e publikuara në lidhje me përfshirjen e kryeministrit dhe politikanëve në rastin Reket për Ruskoskën janë dezinformata të disa mediave.
Ditë më parë, Kryeministri Zaev tha se pretendimet e disa mediave se ai dhe zyrtarë të tjerë janë të lidhur me aferën ishin lajme të rreme.
Sigurisht, si të gjithë të tjerët, edhe mua më erdhi keq kur i shoh gënjeshtrat. Ne po mundohemi t’u përgjigjemi pyetjeve përmes së vërtetës me përgjigje”-tha
Zoran Zaev, Kryeministër.
Pesë ditë nga publikimi i dëshmisë, asnjë nga Institucionet gjyqësore nuk përgjigjen se si ka rrjedhë raporti i Kamçevit. Prokuroria për Krim të Organizuar rastin Reket e ka dorëzuar deri tek Gjykata Penale, por kryetari i saj, Ivan Xholev, nuk mund të konfirmojë nëse në të ka qenë edhe raporti i Kamçevit, sepse lëndën e kishte dërguar deri tek Gjykata e Apelit. Kryetarja e Apelit, Lidija Dimçevska për Alsat tha se lënda ka arritur në Gjykatë, por si kryetare, nuk ka pasur qasje në të. Lënda tanë është në Prokurorinë e Lartë./Alsat/
Comments are closed for this post.