Nuk mund të mbështesim një ligj që synon amnistimin e krimit të Zaevit si dhe përplasjen e tij me kundërshtarët politikë nga opozita, tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, pasi LSDM-ja qeverisëse i kërkoi atij që të mbështesë Ligjin për Prokurorinë, në mënyrë që të mos frenoj drejtësinë.
“Kushdo që ka gabuar para ligjit dhe që ka turpëruar qytetarët, do të duhet të mbajë përgjegjësi. Por ju keni bërë shumë gabime dhe për këtë arsye tani keni nevojë për një ligj si ky për të mund të dilni para anëtarëve tuaj të KQ dhe t’i bindni ata se tani Mickoski dhe VMRO-DPMNE do të detyrohen nga të huajt që të bmështesin ligjin dhe kështu Katica e promovuar rishtazi si një zëvendës-prokurore republikane, ndihmësit e Katicës prokurorinë e re së bashku me kushërinjtë, nipërit, mbesat, fqinjët dhe miqtë e Katicës, dhe disa anëtarë të LSDM-së në ekipin e prokurorisë do të sillnin drejtësi për “shtetin e kapur”, ndërsa sot me një numër i madh të këtyre njerëzve po bashkëpunoni duke bërë plane kundër Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Presionet do të kalojnë. Katica dhe pjesa tjetër do të kenë mundësinë të dëshmojnë përmes një hetimi të drejtë nëse ata janë apo jo pjesë e oktapodit të quajtur raketë, ndërsa ju së bashku me bashkëpunëtorët e tuaj të rinj do të mposhteni në zgjedhjet e parakohshme” ka shkruar mes tjerash Mickoski në profilin e tij në Facebook.
Mickoski statusin e tij e filloi duke cituar Patrick Rothfuss, ku thuhet “fuqia është në rregull, ndërsa marrëzia shpesh herë është e padëmshme, por fuqia dhe marrëzia së bashku janë të rrezikshme”./Alsat
Comments are closed for this post.