Manchester City edhe zyrtarisht e ka blerë Rodrigo Hernandezin, i njohur si Rodri, nga Atletico Madridi, për një shumë rekord për klubin, 70 milionë euro.
Mesfushori qendror ka nënshrkuar kontratë pesëvjeçare me kampionin e Premierligës, transmeton Gazeta Express.
City e transferoi Rodrin pasi e aktivizoi klauzolën e lirimit të tij në vlerë 70 milionë euro, që nënkupton se blerja e 23-vjeçarit është rekorde për klubin nga Mançesteri.
Mesfushori spanjoll është shprehur i lumtur i është bashkuar një klubi që luan futboll sulmues.
“Nuk janë vetëm titujt që ata i kanë fituar, por edhe mënyra sesi e kanë bërë, duke luajtur futboll sulmues tërë kohën”, tha Rodri për uebsajtin zyrtar të klubit.
“Është një stil që më ngazëllen, njëlloj si ambiciet e klubit. Mezi pres ta nis punën me Pep Guardiolën”, shtoi ai.
Comments are closed for this post.