David Beckham është duke planifikuar që ta ngritë në majat e larta të futbollit ligën amerikane, MLS, por edhe skuadrën e tij Inter Miami.

Legjenda angleze është në pronësi të klubit amerikan, andaj po mendon që në vitet e ardhshme të ndërtojë një skuadër me emra të mëdhenj nga futbolli evropian.

44-vjeçari është duke planifikuar që në Inter Miami të transferojë emra si, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Luis Suarez, Gerard Pique, e shumë të tjerë.

Foto: The Sun

Por, Becks duhet të pres edhe së paku edhe dy vite për t’i marrë shërbimet e lojtarëve që janë duke shkëlqyer në futbollin evropian, mirëpo edhe që janë në përfundim të karrierës së tyre.

Legjenda e Mancehster United dhe Real Madridit, kishte bërë me dije se ai po planifikon që të ndërtojë një skuadër me shumë emra të mëdhenj, në mënyrë që ta ngritë nivelin e ligës.

Kështu mund të duket formacioni i Beckhamit te Inter Miami në vitet e ardhshme: Joe Hart, Antonio Valencia, Gerard Pique, Alberto Moreno, Sergio Busquets, Daniele De Rossi, Lionel Messi, Wayne Rooney, Cristiano Ronaldo, Radamel Falcao dhe Luis Suarez.