Një zjarr ka shpërthyer këtë mëngjes në një banesë prapa Sallës Universale, në rrugën “Hristo Smirnenski”. Sipas Ministrisë së Brendshme, banesa e djegur ndodhet në kulmin e ndërtesës kurse zjarri ka shpërthyer nga kuzhina e banesës.
Zjarrfikësit kanë bërë ndërhyrjet e duhura në kohë dhe kanë parandaluar që zjarri të zgjerohej në banesa e tjera. Departamenti i zjarrfikësve në Shkupit thotë se shkaktari i zjarrit mund të jetë instalimi elektrik. Nga atje shtojnë se banorët janë evakuuar dhe se nuk ka të lënduar.
Comments are closed for this post.