“Ne kemi pak fjalë por shumë punë” kështu u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në debatin e Tv 21 duke paralajmëruar njëkohësisht edhe projektin e shumëpritur për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë.Në fakt sipas ministrit Bekteshi projekti është dorëzuar dhe është në fazën e revidimit nga ana e Institutit përkatës dhe më pas pritet të shpallet edhe tenderi i cili nuk do të kalojë muajin qershor.
Ministri Bekteshi njoftoi me procedurat e domosdoshme që do duhet të kalohen për shpalljen e tenderit për realizimin e këtij projekti të madh kapital dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët por në veçanti popullatën shqiptare të cilët kanë dhe relacione familjare me Kosovën koordinator i së cilës do të jetë zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.
Shumë shpejt do dalim edhe me datë konkrete se kur do të shpallet tenderi u shpreh Bekteshi.
Comments are closed for this post.