Një 51 vjeçar në fshatin Sllupçan të Likovës parmbrëmë është përplasur nga një makinë e tipit “Mercedes” derisa po ecte skaj rrugës së fshatit. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në ora 21.40, kur makina që drejtohej nga një banor i Vaksincës ka përplasur 51 vjeçarin me inicialet M.I nga Sllupçani. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Kumanovës, për shkak të lëndimeve në trup.