Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i Arsimit Arbër Ademi, kanë deklaruar se për të gjitha ndryshimet që mund të ndodhin në kabinetin qeveritar, do të vendosin organet partiake të BDI-së dhe kreu i kësaj partie Ali Ahmeti, shkruan gazeta Lajm.
“BDI ka organet e saj, ka kryesinë, këshillin e përgjithshëm dhe ka edhe kryetarin e saj, Ali Ahmetin, i cili vendos në fund për ndryshimet eventuale në Qeveri. Unë jam pjesë e BDI-së dhe për pozicionin tim vendos BDI-ja dhe lideri Ali Ahmeti”, tha Kreshnik Bekteshi.
Kurse Arbër Ademi tha se është maksimalisht i fokusuar në obligimet që rrjedhin nga puna në ministri se dhe do të vazhdojë me dinamikën e paraparë, pavarësisht debateve për rikonstrumin e qeverisë.
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/896090790734761/
Comments are closed for this post.