Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Delegacionin e Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane në Parlamentin e Mbretërisë së Holandës, kryesuar nga Kryetari i Komisionit dhe shef i delegacionit Hajke Veldman.

“Republika e Maqedonisë, tregoi pjekuri dhe gatishmëri të jashtëzakonshme për fillimin e negociatave aderuese me Unionin, edhe atë jo vetëm me sukseset e jashtëzakonshme në zgjedhjen e çështjeve të hapura më të mëdha me fqinjët, por edhe me intensitetin dhe cilësinë e reformave të zbatuara”, theksoi Osmani duke potencuar marrëveshjen e Prespës krijimin e saj, verifikimin dhe tani, zbatimin e saj, si një mrekulli e vogël diplomatike që më shumë bëhet shembull për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

“Ekziston progres serioz në implementimin e reformave në gjitha fushat kyçe të definuar nga ana e Këshillit të Evropës vitin e kaluar, progres që është shënuar me trak-rekord të përshtatshëm, që është në ndërtim të përhershëm”, theksoi Osmani, duke potencuar edhe në zgjedhjet e suksesshme presidenciale që pa mëdyshje referojnë në pjekurinë politike dhe demokratike të vendit, dhe përgatitja e saj për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian këtë vit.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Bujar Osmanit, u hapën temat lidhur me bashkëpunimin bilateral mes Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u realizua në dy dekadat e fundit, në vlerë prej më shume se 150 milion euro, dhe do të vazhdojë të realizohet edhe në periudhën e ardhshme, kryesisht në drejtim të mbështetjes së projekteve lidhur me integrimin evropian të vendit.

Osmani theksoi mirënjohje të sinqertë deri tek delegacioni holandez, për mbështetjen në përgjithësi që vendi e merr nga Mbretëria e Holandës, duke shprehur shpresë se e njëjta do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, në veçanti në drejtim të mbështetjes së integrimeve evropiane të vendit.