Kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në darkën e Iftarit tek kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së, në të cilën ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Zaev në profilin e tij në Facebook shkroi se me ftesë të Zvizdiq u ftua në darkën e iftarit në Sarajevë, së bashku me Edi Ramën. “Ditët e agjërimit të Ramazanit përkujtojnë se mëshira, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj”, shkroi Zaev në Facebook. Në Sarajevë sot mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Comments are closed for this post.