Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçani-Dellçevë.
Ndërsa SHN “Granit” informon se nga 06.05.2019 ka filluar me kryerjen e punëve ndërtimore, në rrugën Krupishte-Probishtip.
LAMM gjithashtu informon se autostrada Milladinovc-Shtip, pjesa Milladinovc-Kadrifakovë-Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelohet që shoferët të mos e e shfrytëzojnë këtë autostradë.
Comments are closed for this post.