Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Homologun tim të ri e urova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, e cila është fitore edhe për Maqedoninë e Veriut si shtet shumetnik, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

“Ne biseduam edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike”, bëri të ditur Thaçi.