Kryetari i Kishës romake-katolike, Papa Françesku, sot do të qëndrojë për vizitë në vend dhe pasdite në kishën Katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” do të takohet me të rinjtë.
Në takimin ekumenik dhe ndërfetar do të mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë nga vendi dhe bota që paraprakisht kanë paraqitur pjesëmarrjen e tyre dhe kanë marrë bileta.
Sipas programit, pofiti sot do të takohet me kreun shtetëror, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe korit diplomatik, ku do të mbajë edhe meshë të shenjtë në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Është parashikuar që Papa në Shtëpinë përkujtimore të Shën Nënë Terezës të takohet me liderët e komuniteteve fetare ndërsa pasdite në Kishën Katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” do të bisedojë me klerikë nga kisha dhe me familjet e tyre.
Comments are closed for this post.