Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) konstatoi se rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale kaloi në atmosferë demokratike dhe të qetë ku fitues u shpall Stevo Pendarovski.
Sipas të dhënave të KShZ-së nga 100 për qind të votave të përpunuara, nga 1.808.131 qytetarë votues, gjithsej kanë votuar 844.360 qytetarë, apo 46.7 për qind. Prej tyre për Pendarovskin kanë votuar 436.212 qytetarë, ndërsa për Siljanovskën Davkovën 377.713.
“Sipas kësaj, sipas nenin 121 të Kodit Zgjedhor për kryetar të Republikës është zgjedhur Stevo Pendarovski i cili mori shumicën e votave nga qytetarë që kanë votuar”, tha Oliver Derkoski.
Pas këtij vendimi, Derkoski sqaroi se 48 orë është afati për ankesa në zgjedhje.
Anëtari i KShZ-së, Janaqe Vitanovski e përsëriti qëndrimin e deklaruar të djeshëm të komisionit se zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike.
Comments are closed for this post.