Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se dita e nesërme (7 maj), kur për vizitë në vend do të qëndrojë Papa Françesku, do të jetë ditë pune për gjithë qytetarët.

Ndërsa Bordi Organizator për vizitën e Papës sot njoftoi se gjitha përgatitjet për realizimin e programit për vizitën e Papës kanë përfunduar.

Nga qeveria thonë se gjitha informacionet për rregullat në komunikacion dhe punën e institucioneve publike shëndetësore mund të merren në web-faqen: https://papa.mk/