Në emër të shtabit qendror zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare falënderojmë të gjithë aktivistët dhe simpatizantët për mundin dhe angazhimin që dhanë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Një faleminderim të veçantë për gjithë ata shqiptarë që dolën në votime dhe kontribuan që të mundësohet zgjedhja e presidentit të Maqedonisë Veriore.

Në bazë të të dhënave me të cilët disponon shtabi ynë, kandidati i përbashkët qeveritar Stevo Pendarovski udhëheq bindshëm, kundrejt kandidates Gordana Siljanovska të VMROs dhe aleatëve të saj.

Me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar rrumbullakohet procesi i anëtarësimit të vendit në NATO me të cilin i jepet edhe një goditje tentimit për ndërhyrje e politikës së Rusisë në këto hapësira.

Tani më nuk duhet të ketë pengesa që të ecim edhe ma sigurt drejt Bashkimit Evropian.