Sekretari i përgjithshëm e VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në një konferencë për shtyp të pak minutave më parë denoncoi se gjatë votimit të sotëm ka pasur parregullsi të ndryshme që nga manipulimet deri të indimidimi i votuesve.

Sipas tij ka pasur manipulime, presione, persona që kanë votuar nga dy herë dhe shumë parregullsi të formave të tjera.

Parregullsitë më të mëdha janë vërejtur në Novo Sello dhe në Ohër ku po votohet njëherazi edhe për kryetar komune. Janushev akuzoi policinë se ka ushtruar presion ndaj votuesve, ndërsa në Manastir ka pasur persona me precedent penale që kanë intimiduar votuesit me presione të llojeve të ndryshme.

Parregullsi të shumta, sipas tij, janë vërejtur edhe në Shuto Orizar, Çair, Shtip, Radovish e Manastir.