Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski ka akuzuar pushtetin se ka keqpërdor policinë gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor.
“Në Çishinov Obleshev pa asnjë shkas janë arrestuar dy vëzhgues të OBRM-PDUKM-së dhe atë një kryetar Komitetit komunal dhe një ish-kandidat për deputet të kësaj partie. Ky është një presion klasik politik dhe frikësim e cila do të paraqitet edhe deri tek faktori ndërkombëtar”, deklaroi Stoilkovski.
Ai tha se në shumë vendvotime në vend arrijnë informacione për blerje të votës dhe transportim të votuesve.
Stoilkovski i bëri thirrje MPB-së që të ndërmerr veprime të caktuara.
Comments are closed for this post.