Kryetari Gjorge Ivanov pas votimit në rrethin e dytë zgjedhor tha se “ashtu si gjithë qytetarët edhe unë personalisht që kjo ditë zgjedhore të kalojë mire dhe sonte ta dimë se kush do të jetë kryetari i pestë i vendit”.
Ivanov pret që kryetari i ardhshëm të menaxhojë me të gjitha sfidat dhe të gjejë zgjidhje me të gjithë institucionet vendore për të mirën e vendit.
“Kryetarit të ardhshëm i dëshiroj që t’i realizojë të gjitha premtimet për shkak se qytetarët e presin këtë dhe ta mbrojë dinjitetin e institucionet të presidentit”, shtoi Ivanov.
Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.808.131 qytetarë ndërsa në rrethin e dytë të këtyre zgjedhjeve deri në orën 13:00 kanë votuar 20.73 për qind të qytetarëve nga Lista Zgjedhore.
Comments are closed for this post.