Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski e kanë turpëruar dhe poshtëruar Republikën e Maqedonisë. Ata thonë se shteti edhe krahas ndryshimit të emrit, mbeti pa fillim të negociatave në qershor.
Sipas tyre, nëse në dhjetë vitet e kaluara pengesë kryesore ka qenë vetoja e Greqisë, tani problem kryesor janë mungesa e reformave.
“Zaev dhe Pendarovski kanë marrë orientim për zbatimin e disa reformave mes të cilëve: Reforma gjyqësore, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe në nivel të lartë dhe reforma në zbulimin dhe strukturat e sigurisë, si dhe reforma të administratës publike. Asgjë nga kjo nuk është përmbushur. Zaev dhe Pendarovski kanë shpenzuar dy vite nga jeta e qytetarëve dhe në vend se të bëjnë diçka, ata e kthyen vendin prapa”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata përfundojnë se është koha që të ndryshohet kjo praktikë dhe bëjnë thirrje që më 5 maj të votohet Gordana Siljanovska Davkova.
Comments are closed for this post.