Kandidatët presidencial të pyetur se çfarë do të bëhen në të ardhmen nëse nuk zgjidhen për president, u përgjigjen të prerë se kjo nuk do të jetë fundi i botës dhe se do të vazhdojnë me profesionin e tyre. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk do të mbetet në politikë.
“Mendoj se do të fitoj, por nuk është fundi i botës nëse nuk fitoj. Unë nuk jam në rrugë edhe nëse nuk fitoj kthehem në profesionin tim”, tha Reka.
“Do tu kthehem studentëve, por sigurisht që do të vazhdoj të merrem me joga dhe rokënrol”, u shpreh Siljanovska.
“Do të tërhiqem nga politika, sepse nuk kam më nerva. Por pres si president që policia të më gjobit, sepse ajo do të jetë dëshmoj funksionimin e shtetit të së drejtës”, theksoi Pendarovski.
Comments are closed for this post.