Një foto interesante, që tregon dallimin në mes dy minjve që kanë përdorur tabletë kundër plakjes, na tregon se ky hap funksionon, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët i dhanë minjve barna kundër plakjes dhe panë rezultate mahnitëse. Në foto shihet një mi, i cili duket qartazi i lodhur dhe me qime të thinjura pasi nuk iu kishte dhënë tableta kundër plakjes, kurse në anën tjetër është miu i cili u trajtua me këtë tabletë.

Hulumtuesit panë që kur i dhanë minjve senolitik- tabletën kundër plakjes arritën t’i zgjasin jetën për 36%, ekuivalente me 30 vjet jetë të një njeriu.

Gjashtë eskperimente të testimit të kësaj tablete janë duke u zhvilluar në njerëz dhe janë në rrugë të duhur për zbulimin e këtij ‘sekreti’ dhe aplikimin e tij brenda dy viteve.

“Shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jetojnë deri në moshën 130 vjeç mirëpo ndihen sikur të jenë në atë moshë, por ata patjetër do të donin të jetonin deri në moshën 90 vjeç dhe të ndihen sikur janë 60 vjeç”, tha Dr. Kirland për Telegrafin.

Plakja mund të shkaktojë kancerin, artritin dhe sëmundjen e Alzheimerit. Me moshë njerëzit kanë tendencë të vuajnë nga shumë sëmundje kronike shumica e tyre të lidhura me zemër.

Në vend që të trajtojnë çdo sëmundje veç e veç, shkencëtarët janë duke u munduar të krijojnë një tabletë të përgjithshme që mund të “fikë” këtë proces. Dr. Krikland e krahason këtë me një antibiotik që është i aftë të trajtoje 25 lloje të infeksioneve.

Shkencëtarët shpresojnë, që kjo tabletë do të arrijë të lëshohet në treg pas dy viteve dhe do të jetë efektive për të parandaluar plakjen dhe të gjitha çrregullimet e lidhura me moshën.