Sipas një hulumtimi, një metodë jo invazive, që do të shërbejë për të rregulluar defektet e hundës është duke u zhvilluar.

Kjo procedurë mund të kryhet me anë të EMR- një pajisje elektromekanike, që përdoret për të përmirësuar strukturën e pjesëve të përbëra nga kartilogjeni siç janë veshët dhe maja e hundës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit kanë përdorur EMR në kafshë, përkatësisht në veshët e lepujve dhe kanë parë se ka rezultuar i suksesshëm, mirëpo ende asnjë eksperiment nuk është bërë në njerëz.

Si funksionon?

Kartilogjeni është një strukturë e përbërë nga proteina, që zakonisht lidhet me proteina të tjera të vogla. Kjo strukturë është e përpunueshme dhe mund të ndërroje formë. EMR përdorë disa gjilpëra të vogla të cilat bëjnë që kartilogjeni të ndërrojë formë.

“Kur indi është i butë dhe i përpunueshëm, ti mund ta formësosh ashtu siç do”, tha Dr. Michael Hill, një nga pjesëmarrësit e këtij zbulimi. Rezultati i fituar do të jetë permanent.

Përpos qëllimeve estetike, ky zbulim do të arrijë të përmirësoje edhe formën e kornesë së syrit për të përmirësuar shikimin. Sipas hulumtuesve ende është shumë herët për të konkluduar se kjo metodë mund të aplikohet ne njerëz, mirëpo në të ardhmen do të mundohen që këtë pajisje ta provojmë në modele të njerëzve. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm në aplikimin e këtij produkti tek njerëzit, sepse ai ndërron pH-në e indeve dhe kjo nuk është ende e sigurt që nuk do të sjellë asnjë efekt anësor”, tha kryesuesi i këtij eksperimenti.

Gjithsesi, zbulimi i metodave jo invazive është gjithmonë i mirëpritur në fushën e mjeksisë.