Për të paktën 20% do të ulet çmimi i kyçjes së energjisë elektrike për amvisëritë. Do të ketë edhe dhe ulje të çmimit për kyçje për konsumatorët e tjerë. Kjo do të thotë se nëse deri tani amvisëritë në Maqedoni paguanin rreth 500 euro për t’u kyçur, që tani do të paguajnë rreth 400 euro.
“Kjo i referohet para se gjithash rritjes së efikasitetit në punë të ‘Elektrodistrbuimit’ dhe uljes së shpenzimeve të tyre për furnizimin e pajisjes e cila do të përdorej për ndërtimin e këtyre kyçëseve. E gjithë kjo na vendos në situatë të mirë, shpenzimet për kyçje tek amvisëritë do të ulen së paku 20%”, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski,
Gjithashtu u zvogëlua edhe afati për dhënien e pëlqimit dhe afatet për ndërtimin e kyçëseve.
Me rregullat rrjetor për distribuim, operatori i sistemit përçues do të obligohet të formojë datë të dhënave për cilësinë e dërgimit të energjisë elektrike, dhe kjo, sipas Bislimovskit është e rëndësishme pasi do të mund të matet cilësia e energjisë elektrike për ta dërguar, dhe në bazë të kësaj të bëhet trysni shtesë ndaj operatorit të sistemit përçues që ta përmirësojë cilësinë e energjisë elektrike të dërguar.
Comments are closed for this post.