Në qershor pritet Qeveria ta sjellë strategjinë e re për zhvillim të turizmit, ndërsa pastaj të fillojë procedura kuvendore, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në seancën për pyetjet e deputetëve. Bëhet fjalë edhe për projektin më të ri të ligjit të ri për turizëm për çka do të ketë debate publike.
Bekteshi kumtoi se sektori i turizmit vitin e kaluar i ka rrënuar rekordet nga pavarësia e shtetit. Përveç rritjes së numrit të turistëve, subvencionohen edhe qytetarët e Maqedonisë të cilët nuk kanë mjaft të ardhura për pushimet verore ose dimërore.
“Mijëra qytetarëve në fund të vitit 2017 dhe 2018 u është dhënë mundësia t’i vizitojnë vendet turistike”, tha Bekteshi duke shtuar se bëhet fjalë edhe për brend të ri të turizmit në shtet.
Në lidhje me lidhshmërinë e turizmit dhe minierat ai në përgjigje të pyetjes së deputetëve, tha se Ministria e Ekonomisë nuk bën kompromis me shëndetin e qytetarëve.
Comments are closed for this post.