Nënkampionët e Maqedonisë së Veriut, Fc Vardar, nesër e pret Fc Shkupin në javën e 23 të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë, njofton Zhurnal.mk
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, ndërsa për “Shvercerët” hyrja do të jetë e ndaluar.
Ndeshja është shpallur si ndeshje me rezik të lartë. Gjatë blerjes së biletave duhet të tregohet dokument personal (letërnjoftimi).
Hyrja do të jetë e ndaluar për tifozët mysafir dhe kushdo që tenton të futet në stadium do të kthehet mbrapa.
Deri tek ata që do të jenë në tribuna, Fc Vardar apelon për tifozëri fer dhe korrekt.
Comments are closed for this post.