Casillas ka kaluar Ronaldon, ai tani është lojtari me më së shumti fitore në histori të Ligës së Kampionëve, gjithsej 101.
Fitorja e madhe e Portos të mërkurën mbrëma kundër Romës, ka bërë që Iker Casillas të arrijë një tjetër shifër të frikshme, raporton Gazeta Express.
Ish-kapiteni i Real Madridit është bërë futbollisti me më së shumti fitore në historinë e Champions League, 101, dhe ka kaluar 7-shin e Cristianos (100).
Podiumin me më së shumti fitore në hsitori të Champions League plotësohet nga ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, me 91 fitore.
Ronaldo ka mundësi të barazojë Casillasin të martën mbrëma, kur Juventusi të presë Atletico Madridin në Torino.
Comments are closed for this post.