Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, gjatë konferencës së djeshme për media ku prezantoi se si përvojat gjermane do të shfrytëzohen në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ka harruar ta përdorë emrin e ri të shtetit.
Ai në vend që të thotë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha “Republika e Maqedonisë”, ndërsa menjëherë u përmirësua nga kryeministri Zoran Zaev, të cilin e kishte afër.
Pas kësaj, Angjushev dhe Zaev reaguan duke qeshur, ndërsa Angjushev nuk e ndërpreu deklaratën e tij.
Comments are closed for this post.