Një 21-vjeçare ka ndarë në rrjetet sociale një listë me 10 kushte që duhet të plotësojë i dashuri sipas gjyshit të saj. Amie McHugh nga Skocia thotë se listën me kushte ia dërgoi në Whatsapp gjyshi i saj William.
Ndër kërkesat që gjyshi ka për çdo djalë që do të lidhet me mbesën e tij, përfshihen kushtet ekonomike, të jetë tifoz dhe të paguajë faturat.
William thotë gjithashtu se kandidati duhet të ketë makinë, të jetë i sjellshëm, por më kryesorja është që të jetë besimtar katolik.
Rregulli i parë: Duhet të jetë katolik.
Rregulli i dytë: Duhet të jetë tifoz i Celtic (skuadër në Skoci).
Rregulli i tretë: Duhet të punojë.
Rregulli i katërt: Unë duhet ta pëlqej atë.
Rregulli i pestë: Duhet të jetë si unë.
Rregulli i gjashtë: Duhet të jetë në gjendje të mirë financiare.
Rregulli i shtatë: Nuk duhet të shikojë asnjë vajzë tjetër gjatë kohës që është i lidhur me mbesën time.
Rregulli i tetë: Duhet të jetë i sjellshëm.
Rregulli i nëntë: Duhet të ketë makinë.
Rregulli i dhjetë: Sa herë që të jetë me mua, duhet të paguajë ai faturën (në lokale, restorante etj).
Kjo listë me rregulla ka marrë shumë pëlqime pasi u publikua në rrjetet sociale. Gjyshi i 21-vjeçares ka paralajmëruar se mund të ketë edhe rregulla të tjera, por për momentin këto janë të mjaftueshme. /tvklan.al
Comments are closed for this post.