Së paku një person ka humbur jetën nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur para pak çasteve në Stamboll. Ekipet e ndihmës së shpejtë, ato policore dhe zjarrfikësit kanë arritur në teren dhe po merren me rastin. Mirëpo ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.