Barcelona është duke i kompletuar edhe detajet e fundit për ta siguruar transferimin e qendërmbrojtësit brazilian, Vitaos, i cili pritet t’i bashkohet katalonasve nga Palmeiras.
Edhe futbollisti dhe përfaqësuesi i tij janë për momentin në Barcelonë për ta finalizuar marrëveshjen për transferimin e 19-vjeçarit në klubin katalonas, transmeton Gazeta Express.
Me këtë transferim, Barcelona ka dëshmuar edhe një herë se është duke e planifikuar të ardhmen e klubit, duke blerë lojtarë të talentuar e të rinj në moshë, të cilët mund t’i zëvendësojnë së shpejti veteranët e klubit.
Vitao, 186 centimetra i gjatë, do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën ose me qëllimin për t’iu bashkuar menjëherë ekipit B të klubit katalonas ose do të huazohet në një klub tjetër për të fituar më shumë përvojë në ekip të parë.
Për momentin, ai nuk të luajë për ekipin e parë të Barcelona, pasi që trajneri Ernesto Valverde ka mjaftueshëm lojtarë për këtë pozitë.
Mbrojtësi i ri, i cili është pjesë i ekipit kombëtar U-20 të Brazilit, preferon të luajë si qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit defanziv.
Andre Curry, njëri ndër skautët kryesorë të Barcelonës në Brazil, është faktori kryesor në arritjen e marrëveshjes për transferimin e të riut në skuadrën e kampionit në fuqi të La Ligës
Comments are closed for this post.