Sipas njoftimit të MPB-së, një grua është hedhur në ujërat e lumit Vardar, por fatmirësisht është shpëtuar nga policët.
“Sot (16.08.2025) rreth orës 14:00, një grua u hodh në lumin Vardar nën urën e rrugës “Vojvoda Vasil Çakalarov”. Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Stacionit të Karposhit, gruaja u nxor nga uji e gjallë. Menjëherë pas shpëtimit, ajo u dërgua me urgjencë në Qendrën Urgjente të kompleksit spitalor “Nëna Terezë” për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Comments are closed for this post.