Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip sot do të prezantohen 29 automjete të reja të lehta, të blinduara, “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Hristian Mickoski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori, Sashko Llafçiski dhe ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler, siç është paralajmëruar, do t’i vizitojnë pjesëtarët e Grupit të batalionit të lehtë në këmbësori dhe do të marrin pjesë në prezantimin e automjeteve të reja.
Comments are closed for this post.